Menu Close

Të Shtunën apo të Dielën? / Saturday or Sunday?

     

Rev. Angus Stewart

Një zonjë pyet: “A mund të më shpjegoni pse disa njerëz adhurojnë të shtunën dhe jo të dielën?”

Para së gjithash, ne duhet të kuptojmë se kisha e krishterë adhuron, dhe ka adhuruar ditën e parë të javës, të dielën, Ditën e Zotit, që nga koha e apostujve, për disa arsye të rëndësishme biblike:

  • Jezusi u ringjall nga të vdekurit të dielën, me një “tërmet të madh” (Mateu 28:2).
  • Pjetri dhe Gjoni panë varrin bosh të Krishtit (Luka 24:12; Gjoni 20:3-10), ashtu si edhe gratë (Mateu 28:1-8; Marku 16:1-8; Luka 24:1-10) dhe Maria Magdalena (Gjoni 20:1-2, 11-13), të cilave engjëjt u folën, të dielën.
  • Të gjitha ditët e specifikuara kur Zoti u shfaq pas ringjalljes së Tij janë të diela. Atë të dielë të parë, Ai iu shfaq pesë grupeve: grave (Mateu 28:9-10), Marisë Magdalenës (Marku 16:9; Gjoni 20:14-18), Pjetrit (Luka 24:34; 1 Korintasve 15:5), dy udhëtarëve në rrugën për Emaus (Marku 16:12; Luka 24:13-32) dhe dhjetë dishepujve (Luka 24:36 e më tej; Gjoni 20:19-23). Të dielën e dytë, Ai i’u shfaq njëmbëdhjetë dishepujve, ku ishte edhe Thomai (Gjoni 20:24-29).
  • Krishti i ngjitur në qiell derdhi Frymën e Shenjtë të dielën e Rrëshajave (Veprat 2), fillimi i “ditëve të fundit” (17), ditëlindja e kishës së krishterë dhe rasti i predikimit të parë të krishterë dhe pagëzimeve.
  • Apostulli Pal predikoi dhe administroi Darkën e Zotit në kishën e Troasit, ku ai ringjalli Eutikun nga të vdekurit, të dielën (Veprat 20:7-12).
  • Kisha u urdhërua të jepte oferta të dielën (1 Korintasve 16:1-2).
  • Krishti iu shfaq apostullit Gjon dhe i dha atij librin e Zbulesës, librit të fundit të Biblës, të dielën ose Ditën e Zotit (Zbulesa 1:10).

Sabatarianët e ditës së shtatë mblidhen të shtunën sepse ata hedhin poshtë rëndësinë e këtyre veprimeve të Krishtit dhe Frymës së Tij, si edhe shembullin e kishës apostolike, dhe nuk e kanë kuptuar madhështinë e shpëtimit që kemi vetëm dhe plotësisht në Jezu Krishtin, Zotin e Shabatit (Marku 2:28), i cili ka autoritetin dhe fuqinë për të ndryshuar ditën dhe për ta mbushur atë me kuptim dhe bekim më të pasur dhe më të thellë. Ai pushoi nga vepra e Tij e blerjes së shpëtimit për të zgjedhurit e Tij dhe hyri në pushimin e Tij të shabatit pas ringjalljes së Tij nga të vdekurit të dielën (Hebrenjve 4:10; Rrëfimi i Uestminsterit 21:7-8; Katekizmi i Madh i Uestminsterit, Pyetje dhe Përgjigje 115-121; Katekizmi i Hajdelbergut, Dita e Zotit 38).

Fatkeqësisht, këngë nga sabatarianët e ditës së shtatë janë përfshirë në shumë libra himnash ungjillore. Francis Augustus Blackmer, i cili shkroi “Dikur mendova se ecja me Jezusin,” i përkiste Adventistëve të Ditës së Shtatë, të cilët besojnë se mbajtja e së dielës si Dita e Zotit është shenja e bishës (Zbulesa 13:16-18); Samuel Stennett, i cili shkroi “Në brigjet e stuhishme të Jordanit qëndroj,” ishte një Baptist i Ditës së Shtatë (shih “Libri Ynë i Himneve Kundrejt Librit të Himneve të Zotit: Një Kritikë e Librit të Himneve të Kishës Presbiteriane të Lirë të Ulsterit”).

Original: https://cprc.co.uk/covenant-reformed-news/crnjuly2013#sunday

Për më shumë në shqip, kliko këtu.

Show Buttons
Hide Buttons