Menu Close

Bibla dhe Homoseksualiteti / The Bible and Homosexuality

      

Rev. Angus Stewart

Jezu Krishti mësoi se martesa është një bashkim një-mish midis një burri dhe një gruaje për tërë jetën: ”A nuk keni lexuar ju [te Zanafilla 1:27 dhe 2:24], se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?  Dhe tha: “Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”.  Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë.” (Mateu 19:4-6). Prandaj, marrëdhëniet seksuale midis një burri dhe një gruaje para martesës (kurvëria), ose midis një personi të martuar dhe dikujt tjetër përveç bashkëshortit të tij ose të saj (tradhtia bashkëshortore), ose midis një burri ose gruaje dhe një kafshe (bestialiteti), ose midis dy burrave (sodomia), ose midis dy grave (lezbianizmi) janë mëkatare. Nëse Krishti deklaroi madje se “kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.” (Mateu 5:28), dy burra që shtrihen bashkë është gjithashtu e ligë.

Pas vdekjes së Tij shlyese dhe ringjalljes, Krishti i përlëvduar i porositi apostujt e Tij që tua shpallin Fjalën e Tij kombeve dhe të shkruanin Shkrimin e frymëzuar. Pali, “shërbëtor i Jezu Krishtit” (Romakëve 1:1), flet për “pasione të ulta” të lezbianizmit (“sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës”) dhe sodomisë (“Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.”) (Romakëve 1:26-27). “Mos u gënjeni,” shkruan apostulli, “homoseksualët” (sodomitët) nuk do të “trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë” (1 Korintasve 6:9-10). Këto nuk ishin thjesht spekullimet personale të Palit, sepse ai deklaron: “ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.” (1 Korintasve 14:37).

Të gjitha mëkatet që nuk shlyhen nga gjaku i Krishtit dhe për të cilat nuk ka pendesë sjellin ndëshkim të përjetshëm në Ferr, por homoseksualiteti është një shkelje e rëndë e vecantë. Së pari, ai është “kundër natyrës”, pasi, ai, është në kundërshtim me krijimin tonë nga Perëndia si burrë dhe grua (Romakëve 1:26-27). Së dyti, ai është vetë një gjykim i Perëndisë mbi burrat dhe gratë për idhujtarinë e tyre (Romakëve 1:18-25): “Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta” të lezbianizmit dhe sodomisë (Romakëve 1:26-27). Perëndia që dorëzon dikë ndaj homoseksualitetit është një shembull i “zemërimit të Perëndisë … të zbuluar nga qielli” në këtë botë (Romakëve 1:18). Së treti, sodomia është mëkati kryesor që zbriti zjarr nga qielli: “Sodoma dhe Gomorra … duke shkuar pas mishi të huaj [shih Zanafilla 19:4-5], janë dhënë si shembull, duke pësuar ndëshkimin e zjarrit të përjetshëm” (Juda 7). Zjarri dhe squfuri që Perëndia hodhi mbi Sodomën dhe Gomorrën (Zanafilla 19:24) përshkruan zjarrin e Ferrit që pret homoseksualët e papenduar dhe, në fakt, të gjithë mëkatarët e papenduar (2 Pjetri 2:6).  Së katërti, homoseksualiteti, kur merr miratimin shoqëror (si në ditët tona), parakalohet me krenari: “ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin.” (Isaia 3:9). Kështu që ata “mburren … në turpin e tyre” (Filipianëve 3:19) me të gjitha degjenerimet e paradave të tyre të Krenarisë Gay.

Megjithatë, homoseksualiteti nuk është mëkati i pafalshëm. Pas renditjes së paudhësive të ndryshme, duke përfshirë edhe sodominë (“homoseksualët”), apostulli deklaron për besimtarët në Korint: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.” (1 Korintasve 6:9-11). Kjo është rruga e çlirimit për homoseksualin, e vetmja rrugë çlirimi për të gjithë ne.

Për më shumë në shqip, kliko këtu.

Show Buttons
Hide Buttons