Nga Rev. Angus Stewart
Këtu janë 5 fakte të thjeshta rreth shërimeve siç ato ndodhën në Bibël, në kontrast me takimet tipike të shërimeve sot:
1. Të gjithë njerëzit që erdhën për t’u shëruar nga Krishti, profetët ose apostujt gjithmonë u shëruan. (Mateu 4:23-24; 8:16; 9:35; 12:15; 14:36; 15:30-31; 21:14; Marku 6:56; Luka 4:40; 6:17-19; 9:11; Veprat 5:16; 28:8-10). Në Shkrimet e Shenjta askush nuk u largua pa u shëruar dhe suksesi ishte gjithmonë 100%. Kjo është shumë ndryshe nga takimet e shërimeve sot.
2. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël ishin të shëruar në mënyrë të pamohueshme ku sëmundjet dhe shërimet e tyre ishin të verifikueshme (I Mbretërve 13:6; II Mbretërve 5:14; Isaia 35:5-6; Mateu 8:4, 14-15; 9:6-8, 29-31, 33; 11:4-5; 19:2; Marku 3:5-6; Luka 7:22; 13:10-17; 14:1-6; 17:14; Gjoni 2:23; 3:2; 4:45; 5:5-16; 6:2; 7:31; 9:1-34; 11:39-48; 12:1, 9-11, 17-19, 37; Veprat 2:22; 3:7-12; 4:14-16; 5:12-16; 6:8; 8:6-8, 13; 9:33-35, 36-42; 14:3-4). Këta njerëz kishin sëmundje të dukshme (p.sh., paralizë, dorë të tharë, lebër, ethe), dhe më pas, në mënyrë shumë të qartë, ata u shëruan (p.sh., të çalët ecnin, të verbrit shikonin). Nuk ka shërime në Shkrim të sëmundjeve të paverifikueshme me shërime të paverifikueshme (p.sh., dhimbje koke ose dhimbje shpine). Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë shumë ndryshe nga takimet e shërimeve të ndodhin sot.
3. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël u shëruan plotësisht (I Mbretërve 13:6; Mateu 12:13, 22-23; 14:36; 15:28; Marku 1:30-31; 3:5; 5:26, 34; 6:56; 8:25; Luka 7:10; 8:35, 48; 11:14; 13:11-13; 17:14; 22:51; Gjoni 5:8-9; 7:23; 9:6-7; Veprat 3:2, 7-9, 16; 4:9-10; 9:33-34; 14:8-10). Në Shkrim, askush nuk u shërua pjesërisht dhe që më pas të kishte nevojë për trajtim të vazhdueshëm ose përkujdesje mjekësore. Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë shumë ndryshe nga takimet e shërimeve sot.
4. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël u shëruan menjëherë kur ishin me Krishtin, ose me apostujt ose me profetët (Mateu 8:3; 15:28; 20:34; Marku 1:31, 42; 2:11-12; 5:29, 42; 7:35; 10:52; Luka 13:13; Gjoni 5:9; Veprat 3:7; 9:17-18, 34; 16:18; 22:13) ose kur ofiqmbajtësit e jashtëzakonshëm të Perëndisë folën Fjalën për ata që kishin nevojë për shërim, të cilët nuk ishin fizikisht të pranishëm (Mateu 8:6, 13; 15:28; Gjoni 4:50-53) ose kur ata kryen veprimin e kërkuar (II Mbretërve 5:10-14; Luka 17:14; Gjoni 9:7). Në Shkrim, askush nuk u shërua gradualisht gjatë ditëve, javëve, ose muajve. Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë shumë ndryshe nga takimet e shërimeve sot.
5. Në Bibël, njerëzit u shëruan nga sëmundje të ndryshme dhe serioze, ku disa madje u ringjallën edhe nga të vdekurit (I Mbretërve 17:17-24; II Mbretërve 4:32-37; Mateu 4:23-24; 9:35; 10:1, 8; 11:5; 15:30-31; Marku 1:32-34; 16:17-18; Luka 4:40; 7:11-17, 22; Gjoni 5:5-15; Veprat 5:15-16; 8:7; 20:9-12). Nuk ka asnjë regjistrim në Shkrim të ndonjë njeriu që të jetë shëruar nga sëmundje të vogla (p.sh., ftohje) ose që shëruesit të jenë të aftë vetëm të shërojnë njerëz me disa lloje të caktuara por jo sëmundjet e tjera. Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë ndryshe nga takimet e shërimeve sot.
Një shqyrtim i afërt i shumë shërimeve të regjistruara në Bibël gjithashtu do të zbulojë se ato ndodhën “pa” tre gjërat e mëposhtme, në kontrast me takimet tipike të shërimeve sot:
6. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël u shëruan pa rikthime disa minuta, orë, ditë, javë ose muaj më vonë. Askush nuk u shërua përkohësisht në Shkrimet e Shenjta. Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë shumë ndryshe nga ato që ndodhin sot në takimet e shërimeve.
7. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël u shëruan pa ndonjë gjë të krijuar për të nxitur turmën ose për të manipuluar emocionet e tyre. Në asnjë rast të shërimeve në Shkrime, ato nuk ndodhën me takime të bujshme pompoze, këngë, muzikë, kërcim, drama ose ndonjë gjë të ngjashme me teknikat e hipnozës ose vetë-sugjestionimit. Edhe në këtë aspekt, shërimet biblike janë shumë ndryshe nga ato që ndodhin sot në takimet e shërimeve.
8. Të gjithë njerëzit që u shëruan në Bibël u shëruan pa asnjë lloj shpërblimi për shëruesin. Në fakt, në Shkrimet e Shenjta është mëkat të japësh ose të marrësh para ose pasuri për një shërim të mrekullueshëm (1 Mbretërve 13:7-8; 2 Mbretërve 5:15-16, 20-27; krahaso me Veprat 8:18-20). Po për këtë faktor në takimet e shërimeve sot?
Për ta përmbledhur, në Fjalën e Perëndisë, ata që kërkonin shërim nga lajmëtarët e vërtetë të Jehovait ishin gjithmonë, në mënyrë të pamohueshme, plotësisht dhe menjëherë të shëruar nga sëmundje të ndryshme dhe serioze, pa rikthime, pa shpërblime dhe pa gjëra të krijuara për të manipuluar emocionet e njerëzve. Sa nga këto 8 karakteristika biblike janë të dukshme në takimet e shërimeve të shëruesve të ndryshëm që ju njihni? 0/8, 1/8, 2/8, 3/8, 4/8, 5/8, 6/8, 7/8 apo 8/8? Shërimet biblike kanë të 8 këto karakteristika, ndryshe nga pretendimet moderne për shërime të mrekullueshme sot. Mbani mend, çdo gjë që nuk i përmbush të gjitha këto 8 karakteristika nuk është nga Perëndia!