Menu Close

Çfarë është një Presbiterian i Vërtetë? / What Is a True Presbyterian?

     

Rev. Angus Stewart

A është një Presbiterian i vërtetë thjesht dikush që ndjek, apo është anëtar i një kongregacioni presbiterian? Apo një Presbiterian i vërtetë është ai që beson dhe jeton sipas doktrinave biblike të Presbiterianizmit të paraqitura në Rrëfimin e Uestminsterit?

Rrethprerja dhe pjesëmarrja në sinagogë, etj., nuk e bënin dikë një jude të vërtetë, sepse “Jude është ai që është i tillë përbrenda, dhe rrethprerja është ajo e zemrës” (Romakëve 2:29). Në mënyrë të ngjashme, Presbiterian është ai që është i tillë përbrenda, që beson me zemër doktrinat historike të Presbiterianizmit.

Për një Presbiterian të vërtetë, 66 librat e Shkrimit janë rregulli suprem i besimit dhe i jetës (Rrëf.Ues. 1:2), jo shkenca mosbesuese apo korrektësia politike. Prandaj ai beson se “disa njerëz dhe engjëj janë paracaktuar për jetë të përjetshme dhe të tjerë janë caktuar për vdekje të përjetshme” (3:3); se Krishti vdiq vetëm për njerëzit e zgjedhur (3:6); dhe se vullneti i lirë është një herezi (9:3). Ai nuk mbështetet te veprat e tij të mira për shpëtim (16:5), por vetëm në drejtësimin drejtësues të Krishtit (11). Ai gëzohet në besëlidhjen e Perëndisë (7), e cila kërkon pagëzimin e besimtarëve dhe të foshnjave të tyre (27:1; 28:4). Ai beson se Tryeza e Zotit duhet të mbikëqyret nga pleqtë, që “të gjithë personat e paditur dhe të pabesë” të mos lejohen të marrin pjesë (29:8). Sepse ai rrëfen se “mënyra e pranueshme e adhurimit të Perëndisë së vërtetë është e vendosur prej vetë Atij, dhe e kufizuar nga vullneti i Tij i zbuluar, që Ai të mos adhurohet sipas imagjinatave dhe shpikjeve të njerëzve… apo në ndonjë mënyrë tjetër që nuk është urdhëruar në Shkrimin e shenjtë” (21:1). Në shtëpi, ai praktikon adhurimin familjar (21:6), dhe në të gjitha fushat e jetës ai përpiqet të bindet ndaj dhjetë urdhërimeve nga mirënjohja ndaj Perëndisë (19:6). Ai i vlerëson kishat sipas tre shenjave, “sa mësohet dhe pranohet doktrina e ungjillit, sa administrohen urdhëresat, dhe sa kryhet adhurimi publik në mënyrë të pastër apo të papastër në to” (25:4). Prandaj ai i kundërvihet kishës dhe papës së Romës si “kundër Krishtit dhe gjithë asaj që quhet Perëndi” (25:6), dhe ai e kupton se mesha është “jashtëzakonisht fyese për flijimin e vetëm të Krishtit” (29:2).

Për fat të keq, Presbiterianët e vërtetë janë të rrallë sot, edhe pse pastorët dhe pleqtë Presbiterianë betohen të mbrojnë doktrinat e Shkrimit të paraqitura në Rrëfimin e Uestminsterit. Perëndia paralajmëron se udhëheqësit e kishës do të marrin një gjykim më të madh (Jakobi 3:1). Ata që e duan Krishtin dhe kishën e Tij pikëllohen për gjendjen e Presbiterianizmit në vendin tonë dhe i nxisin Presbiterianët të kthehen te Rrëfimi i Uestminsterit, një përmbledhje besnike e mësimit të Fjalës së Perëndisë.

Perkthyer nga: https://cprc.co.uk/articles/presbyterian/

Për më shumë në shqip, kliko këtu.

Show Buttons
Hide Buttons