Menu Close

Besorja e Kalkidonës / Chalcedonian Creed

      

Prandaj, ne, duke ndjekur etërit e shenjtë, të gjithë me një mendje të vetme i mësojmë njerëzit të rrëfejnë një të vetmin dhe të njëjtin Bir, Zotin tonë Jezu Krisht, i Cili është i përsosur në natyrën hyjnore dhe i përsosur në natyrën njerëzore; vërtet Perëndi dhe vërtet njeri, me shpirt të arsyeshëm dhe me trup; i bashkëqenësishëm me Atin sipas natyrës hyjnore, dhe i bashkëqenësishëm me ne sipas natyrës njerëzore; në gjithçka është njësoj si ne, përveçse pa mëkat; i lindur përpara gjithë epokave nga Ati sipas natyrës hyjnore; dhe, në këto kohë të fundit, për ne dhe për shpëtimin tonë, u lind nga virgjëresha Mari, Hyjlindëse, sipas natyrës njerëzore; një dhe i vetmi Krisht, Bir, Zot, i Vetëmlinduri, i Cili duhet pranuar me dy natyra, të papërzieshme, të pandryshueshme, të pashkëputshme dhe të pandashme; dallimi i natyrave nuk prishet aspak nga bashkimi, por përbërja e secilës natyrë është ruajtur; këto dy natyra janë bashkuar në një Person dhe substancë të vetme, jo të ndara apo të veçuara në dy persona, por në një Bir të vetëm dhe të vetëlindur: në Perëndinë jala, Zotin Jezu Krisht; siç kanë shpallur profetët që nga fillimi në lidhje me të, dhe siç na ka mësuar vetë Zoti Jezu Krisht, dhe siç na e ka përçuar besorja e etërve të shenjtë.

Për më shumë në shqip, kliko këtu.

Show Buttons
Hide Buttons